Teksa kudo po flitet për lidhjen e saj me Leo DiCaprion, Gigi Hadid është përballur me ish-të dashurën e aktorit, Camila Morronen në “Javën e Modës” në Milano. Gigi dhe Camila morën pjesë në shfaqjen e Versace. Camila u pa e ulur në rreshtin e parë në sfilatën e modës ndërsa Gigi, nga ana tjetër, sfiloi në pistën e eventit. Camila kishte veshur një bluzë korse të zezë të tejdukshme, pantallona të gjera dhe taka me majë, ndërsa Gigi sfiloi me një fustan të zi me kapuç. Dy vajzat nuk u panë asnjë moment në praninë e njëra-tjetrës. Leonardo DiCaprio ishte gjithashtu në qytetin italian. Ai u pa me miqtë të shtunën. Thuhet se aktori udhëtoi drejt Italisë për të kaluar kohë me Gigin.