Një studim i publikuar në revistën shkencore Family Psychology tregon se është më mirë të rrimë vetëm sesa në një lidhje të keqe, duke qenë se lidhjet janë fuqimisht të lidhura me shëndetin tonë fizik dhe psikik.
Hulumtuesit në Universitetin e Buffalos në New York kanë kaluar dy vite duke vrojtuar jetën e të rinjve që ishin në lidhje serioze dhe kanë vënë re se ato ndikojnë në shëndetin tonë.
Prandaj duhet të keni kujdes se me kë zgjidhni të martoheni apo të jeni në një lidhje serioze, pasi kjo mund t’ua përcaktojë të ardhmen e shëndetit tuaj!