Ka vdekur Michelle Trachtenberg, aktorja e njohur me filmat si “Harriet the Spy” dhe me shfaqjet e famshme, si “Gossip Girl”. Michelle u nda nga jetë në moshë të re vetëm 39 vjeç.
Trachtenberg raportohet se ka pasur një problem mjekësor së fundmi, sipas burimeve të CNN-it brenda policisë. Ajo u gjet e pajetë mëngjesin e sotëm në shtëpinë e saj në New York.
Ajo nisi të marrë vëmendje me rolin në “Aventurat e Pete & Pete” e më pas në filmin “Harriet the Spy”, duke vazhduar tutje me shumë filma të tjerë. Së fundi u shfaq në disa episode të “Gossip Girl” në platformën “Max”.








