Fustani ikonik i Christian Dior i veshur nga Elizabeth Taylor në “Oscars 1961”është gjetur rastësisht në një valixhe të vjetër së bashku me sende të tjera.Këto të fundit, bashkë me fustanin Taylor ia kishte dhuruar një mikeshe dhe ajo i kishte harruar në një valixhe. Tani i ka nxjerrë në ankand.
Taylor kishte veshur krijimin e Dior në të njëjtën natë që fitoi Oscarin për “Aktoren më të Mirë” për filmin e vitit 1960 “Butterfield 8” dhe e kishte përshkruar fustanin si gjënë me fat.
Koleksioni prej 15 fustanesh të dhuruara nga ylli i kinematografisë do të dalë në ankand në Londër më 6 dhjetor.