Rihanna dhe Asap Rocky na prezantuan për herë të parë me djalin e tyre të vogël Riot Rose. Ajo që u komentua më tepër ishte ngjyra me të cilën Rihanna zgjodhi të prezantonte bebushin. Në një intervistë për “British Vouge” ajo tha se i pëlqen t’i veshë djemtë e saj me rozë dhe dizajnin e lule, duke treguar më shumë rreth stilit të saj.
“Një nga veshjet e mia të preferuara që ai ka është një version në miniaturë i njërës prej Rocky-t. Më pëlqen ta vesh me gjëra që nuk duken si rrobat e foshnjës. Më pëlqen të eksperimentoj. E vesh me gjëra me lule. E kam veshur me rozë të nxehtë. Më pëlqen kjo. Mendoj se rrjedhshmëria në modë është më e mira. Unë gjithmonë blej në departamentin e meshkujve”, tha ajo.