Mbrëmë, në shtëpinë e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”, një zarf i papritur shkaktoi tension dhe emocion mes banorëve.
Zarfi, i hapur nga Aldo, ofroi mundësinë që dy të nominuarit të përgjigjeshin ndaj pyetjeve të drejtpërdrejta nga bashkëbanorët, duke zbuluar të vërteta të papritura.
Ajo që ngjalli më shumë kureshtje ishte deklarata e Klajdi Musabelliut. Përpara të gjithëve, ai pranoi hapur ndjenjat për Eglin:
“Çdokush nga ne këtu i mjaftonte një fije shumë e hollë për t’u dashuruar me ty, për të mos thënë që do isha unë i radhës. Fati i Xumit që ishte i pari që e shprehu këtë gjënë dhe unë hapa krahun për atë ndjesinë që ti më dhe”, tha ai.