Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

”Forca, e vetmja mundësi që ke në jetë”, monologun e Edlira Çepanit në Festivalin e Këngës, duhet ta dëgjosh patjetër!

20/12/2024
in Breaking News, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
”Forca, e vetmja mundësi që ke në jetë”, monologun e Edlira Çepanit në Festivalin e Këngës, duhet ta dëgjosh patjetër!

Edlira Çepani, një aktiviste e njohur për guximin e saj për të sfiduar padrejtësitë në vend, preku zemrat e publikut me fjalët e saj në skenën e Festivalit të 63-të të Këngës.





E përballur me dhimbjen e thellë të humbjes së bashkëshortit të saj, ish-deputetit Gerti Bogdani, Edlira, mes lotëve, shfaqi një shembull të jashtëzakonshëm force dhe rezistence.

“Nuk e kupton sa e fortë je, derisa të jesh e fortë, është e vetmja mundësi që ke në jetë. Këtë shprehje ma tha para disa kohësh një mik i mirë, dhe më erdhën menjëherë në mend të gjitha ato gra që kam takuar në momente të ndryshme të rrugëtimeve të mia nëpër Shqipëri. Njëra prej tyre mbante edhe dy fëmijë në një fshat pa ujë, pa kushte, e dhunuar, në një shtëpi të ndërtuar vetë. I rriste vetë fëmijët e vet. Atë ne e ndihmuam që të dilte nga ai realitet, ama gra të tjera si ajo unë i kam çdo ditë në zemër sepse e kanë këtë sfidë dhe sa herë i takoj, i kam model force.


Një nga qindra mësueset që kam pasur fatin të takoj dhe që kanë zgjedhur t’u japin mësim fëmijëve në zonat më të thella, ka vendosur të jetë edhe një zë i fortë në politikat lokale. Sa herë e shoh të ringrihet pavarësisht vështirësive që ka, aq më shumë frymëzohem të kontribuoj me aq sa mundem për çdo grua që ka vendosur të ngrejë zërin. Mijëra gra që kam pasur fatin të takoj nëpër Shqipëri, janë zëri i forcës për këdo. Ato janë ngritur dhe ja kanë dalë gjithmonë. Të gjitha ato ishin forca ime edhe në momentin tim më të vështirë të jetës, janë forca ime edhe në ditët më të bukura kur kam mundësi të bëj diçka për to. E vërteta është që ne shpesh, ose asnjëherë nuk i zgjedhim dot ato që ndodhin në jetë, nuk e ndalojmë dot rrjedhën e jetës, por kemi në dorë mënyrën si reagojmë për to, kemi në dorë që dhimbjen ta kthejmë në forcë dhe të mësojmë të ecim përpara.

Në Shqipërinë tonë të vogël është shumë e vështirë të jesh një grua, që kur lind e deri sa mbyll sytë. Gratë shqiptare janë vërtetë heroina, por kjo nuk do të thotë që duhen lënë vetë. Heronjtë duhen mbështetur. Këdo që ne e njohim duhet ta mbështesim sepse në këtë vend të vështirë, duhet të zgjedhim të jetojmë me vlera sepse një shoqëri që nuk i mbështet më të mirët është e destinuar të vuajë. Ngado që ta ktheni shikimin do të gjeni një grua që frymëzon, një nënë, një vajzë e cila ka vendosur të ringrihet dhe po mundohet që t’ia dalë me të gjitha vështirësitë e saj. Do të gjeni edhe djem, burra, baballarë që frymëzojnë, mbështetja dhe mirënjohja për të gjithë këta njerëz që na e bëjnë jetën më të mirë, edhe kur ndoshta nuk janë më fizikisht pranë nesh, por na e mbushin shpirtin me vlera dhe me dritë”, rrëfeu Edlira.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!
Breaking News

Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!

03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026!
Horoskopi

Horoskopi i muajit mars 2026!

03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Next Post
Historia e bukur e dashurisë së rigjetur pas 23 vitesh e Jonila Godoles me ambasadorin e Austrisë

Historia e bukur e dashurisë së rigjetur pas 23 vitesh e Jonila Godoles me ambasadorin e Austrisë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera