Horror në SHBA. Një grua shtatzënë në muajin e tetë është vrarë në North Dakota. Prokuroria ka akuzuar një çift fqinjësh se e kanë vrarë për t’i marrë fëmijët. Savanna Marie Greywind 22 vjeçe u shpall e zhdukur më 19 gusht. Hetuesit gjetën fëmijën e saj në shtëpinë e fqinjëve Brooke Lynn Crews 38 dhe ëilliam Henry Hoehn 32 vjeç. Ata u arrestuan ndërsa fëmija iu dorëzua shërbimit social. Në fillim ata thanë se gruaja ishte larguar nga shtëpia e tyre pasi i ndihmoi në një projekt. Më pas kanë qenë kontradiktorë duke treguar të tjera detaje. Ndaj dëshmia e tyre është klasifikuar si e paqëndrueshme. Autopsia vendosi se gruaja është vrarë në mënyrë të dhunshme./ revistawho.com







