Serkan i plotëson dëshirën Edës për tu zhvendosur në shtëpinë në mal. Rrugës ndodh një e papritur kur makina e Serkanit prishet. Edës i vijnë dhimbjet e lindjes teksa ndodhen në mes të pyllit. Ata nuk arrijnë dot në spital dhe Eda lind me ndihmën e Serkanit. Burak planifikon t’i propozojë për martesë Melos ndërsa ajo ndahet me të. Melos i ndodh një incident kur kalon bashkë me pijen unazën me të cilën do i propozonte Buraku. Të gjithë mësojnë lajmin e lindjes së Edës dhe nisen për në spital. Eda dhe Serkan rikthehen pranë njerëzve të tyre të dashur së bashku me bebin e porsalindur, gati për të nisur një jetë të re dhe të lumtur.