• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

Eda dhe Serkan fejohen, nesër në “Dashuria është në ajër”

Engin kalon një takim të pazakontë me babain e Përëllit. Ajfer së bashku me Edën dhe shoqet e saj i hyjnë me themel punëve të shtëpisë pasi në darkë Serkan vjen për të kërkuar dorën. Serkan së bashku me Ajdan shkojnë të kërkojnë dorën e Edës. Aty krijohet një situatë e sikletshme dhe me të qeshura. Semiha i bashkohet gjithashtu fejesës. Në të njëjtën kohë edhe Aleksandër shkon në shtëpinë e Ajferit dhe i bën një propozim. Vajzat i hedhin kripë në kafe Serkanit dhe shkrihen së qeshuri. Në fund Eda dhe Serkan shkëmbejnë unazat.