Për Edën tashmë është fundi i lojës që ajo nisi. Ajo do të ulet në tavolinën e dasmës me Denizin duke rrezikuar gjithçka. Gjithçka që dëshiron është që Serkanit t’i rikthehet kujtesa. Nga ana tjetër, Serkani është shumë i hutuar. Ndërsa Eda vazhdon lojën, Serkan përpiqet të zgjidhë ndjenjat e tij. Ajdan dhe Ajfer bëjnë një plan që Eda dhe Serkan të bashkohen. Por a do t’i rikthejë kujtesën Serkanit ky ribashkim? Martesa me Denizin anulohet. Por do të pajtohen dy të dashuruarit? Apo do të humbasin njëri-tjetrin përgjithmonë? Na mbetet ta mësojmë këtë javë me episodet e reja në TV Klan ora 13:30.







