Serkan dhe Eda përgatiten për festën e fejesës. Mes tyre ndodh një moment romantik kur Serkan ndihmon Edën të mbërthejë fustanin. Serkan prezanton Edën me të ftuarit. Këta të fundit e vënë në siklet Edën meqënëse ajo nuk i përket shoqërisë së lartë. Eda ofendohet kur dikush e pyet për prindërit e saj. Ajo detyrohet të përballojë përbuzjet e njerëzve. Xheren dhe Engin njihen me njëri-tjetrin. Serkan mëson se projektin e tij e ka marrë Kan dhe nervozohet.







