Kiraz i kërkon Edës të ketë një motër ose vëlla. Eda sheh që Engin dhe Përëll janë në një pozitë të vështirë në mungesë të Serkanit në kompani. Ajo i tregon gjendjen e tyre Serkanit. Serkan bën sikur nuk i intereson, por nuk fle gjithë natën dhe u dorëzon atyre projektin. Me idenë e Edës, Engin dhe Përëll shesin dhe aksionet e tyre në kompani. Ata flasin me Serkanin dhe vendosin të krijojnë një kompani të re. Kemal i propozon Ajdanit për martesë. Eda shkon tek doktori dhe mëson se është shtatzënë. Serkan lumturohet kur e dëgjon këtë lajm.