Serkan nuk duron më që Eda po i mban të fshehtë diçka dhe kërkon ta dijë. Eda i tregon se Selin është shtatzënë duke e lënë Serkanin të shokuar. Serkan shprehet se është shumë i sigurtë që kjo nuk është e vërtetë. Ai shkon të përballet me Selinin dhe kjo e fundit i thotë se do ta bisedojnë si do e zgjidhin këtë situatë. Eda e kalon natën duke qarë. Serkan e fton në mbrëmje në shtëpinë e tij dhe Eda vendos që kjo të jetë nata e fundit që kalojnë bashkë. Në mëngjes ajo merr valixhet dhe niset për në aeroport.







