Ajo është një nga këngëtaret më të paguara në botë. Megjithatë Adele, e cila është një grua pa komplekse, nuk ka hezituar për të treguar një ngjarje të sikletshme, direkt nga skena: ”Shkova H&M dhe ma kthyen pas kartën e kreditit”- u ka treguar fansave mes të qeshurash. ”O Zot, sa turp! Askush nuk e dinte që isha unë, por prap isha gjithë ankth”.