Dedikimet, projektet muzikore nuk do të mungojnë për një kohë të gjatë pas “Big Brother Vip”. Jo më larg se dje Donaldi njoftoi se ditën e sotme do të sjellë një këngë, e cila është dedikim.
Sakaq edhe Beatrix duket se gjithë këtë kohë ka përgatitur një material muzikor në bashkëpunim me Dafina Zeqirin dhe Dj Geek. Komentet e fundit të ciftit në foton e Ramosaj duket se janë një pjesë e tekstit të këngës, që po pritet me shumë kureshtje nga ndjekësit.

Të jetë ky një dedikim për Donaldin? Këtë nuk e dimë! Megjithatë vetë Beatrix shkroi dje shoqëruar me fotot: “Unë meritoj më shumë”, duke e bërë qartë këtë pohim të lidhet me Donaldin./revistawho.com







