E kush nuk frymëzohet nga Lori? Me stilin e saj të veçantë, Lori frymëzon jo vetëm vajzat shqiptare, por edhe ato të huaja që e ndjekin në Instagram. Megjithatë nuk do të na shkonte mendja se edhe Dafina Zeqiri do frymëzohej nga Lori pasi Duffye njihet për stilin e saj prej repisteje, shumë ndryshe nga Lori. Një kimono nga Zara duket se i ka bashkuar dy vajzat. Mbrëmjen e djeshme Dafina ka postuar një foto në Insta Story e veshur me këtë kimono dizenjuar me lule me të cilën kemi parë Lorin tre javë më parë./revistawho.com