Sa herë që Princesha e Uellsit është në qendër të vëmendjes, me stilin e saj nuk dështon kurrë të na mahnisë.
Të enjten, Kate Middleton doli në rrugët e Londrës, duke bërë një vizitë në patronazhin e saj, Muzeun Foundling. Por duket se edhe princeshën e kanë kapur ethet Barbie përpara publikimit të filmit të shumëpritur këtë verë,. Kate u shfaq me një kostum ngjyrë rozë të ëmbël nga Alexander McQueen.
Brenda kishte veshur një këmishë në po të njëjtën ngjyrë, taka të bardha dhe një rrip të stolisur me perla të mëdha.









