Epo që Kylie Jenner të kopjonte një modele të thjeshtë nuk do të na shkonte mendja. Madje të gjithë e kopjojnë Kylie-n, por edhe ajo paska një inspirim. Gjithçka filloi kur një fanse postoi foton e Kylie Jenner bashkuar me atë të modeles Sarah Synder dhe të gjithë filluan të komentonin se poza e fotografisë ishte e njëjtja. Më pas për t’u vërtetuar kjo gjë filluan postimet ku tregonin se Kylie kopjon Sarah Synder pasi pozat që ajo merr nëpër foto i ngjasojnë shumë atyre të modeles. Por nuk mund të harrohet edhe koha kur të dyja i bënë flokët ngjyrë jeshile si për të konkurruar njëra tjetrën. Të dy vajzat kanë qenë ish-të dashurat e Jaden Smith, djalit të aktorit Will Smith i cili edhe pse 18 vjeç pëlqen të dalë me vajza më të mëdha se vetja. Nuk dihet nëse kjo luftë bëhet prej inatesh të shkuara të dashurish pasi Kylie prej vitesh po jeton lidhjen e dashurisë me Tyga, apo inate fotosh./revistawho.com