Beatrix Ramosaj dhe Dj Geek, paralajmëruan një bashkëpunim dhe koha për ta lançuar erdhi. Kënga titullohet “Ma shumë se ti” dhe u pblikua sot në orën 18:00. Ky është bashkëpunimi i parë mes Trixa-s dhe Dj Geek dhe nga teksti fansat morën indicjen të komentojnë se edhe ky projekt është dedikim për Donaldin.
Mes shumë komentesh ka nga ata ndjekës, të cilët e kanë mbështetur Beatrix në këtë projekt, ashtu si disa prej tyre janë treguar tejet skeptikë, pasi mbeten ndjekësit më të zjarrtë të historisë “Bora- Donald”.
“Ndryshe nuk do t’i ecte kënga vetëm duke bërë dedikime për Donaldin”; “Shiko @donaldveshaj çfarë ke humbur, s’dite me e mbajt, tani shkoj vuaj për të”,- janë disa prej komenteve që shfaqen poshtë videos së Beatrix.
Vetë ajo nuk ka kthyer asnjë përgjigje, por ka zgjedhur të pranojë mbështetjen e gjithë dashamirësve për këtë projekt të sajin.


A është vërtet dedikim kjo këngë?
Po të kemi parasysh se trekëndëshi Bora-Trixa-Donald deri tani kanë hedhur mesazhe në ajër për njëri-tjetrin (jo më larg se dje ishte Donaldi që i bëri ca gjëra të qarta lidhur me të dyja), nuk është çudi që ca vargje aty këtu të kenë adresa të sakta. Nuk është çudi që të jetë thjesht një tekst kënge që nuk i drejtohet askujt në veçanti, siç, së fundi, nuk është çudi as që një këngëtare të shfrytëzojë situatën në favor të karrierës së saj dhe le të themi që ky është një moment kur projektorët janë të drejtuar tek Trixa më shumë se kurrë. Është momenti për klikime dhe tani Trixa i ka mijëra, ka apo nuk ka lidhje kënga me Donaldin./revistawho.com







