Imagjinoni një Shpat 50 e ca vjeçar, me grua e me fëmijë të rritur e mbase të martuar e të rregulluar, që në çdo skenë që del e çdo intervistë që jep, e pyesin akoma për Afërdita Dreshajn. Dhe hiç mos t’ju duket çudi. Se siç kaluan 8 vite që kur janë ndarë, mund të kalojnë edhe 28. Edhe ata vetë nuk është çudi ta kenë harruar që dikur kanë qenë bashkë. Po kush i lë?
View this post on Instagram
Kudo që të jetë i ftuar Shpatit do t’i kërkohet patjetër një koment për ish të fejuarën. As në promon e “Shiko Kush Luan” nuk ka munguar pyetja e famshme, edhe pse Shpati ka ardhur të luajë për qejfin e tij. Dhe nuk mbaron me kaq. Pas pyetjes, vazhdojnë portalet që tjerrin e tjerrin e tjerrin. Jemi në vitin 2020. Njerëzit lidhen, ndahen, fejohen, martohen, divorcohen, ndërrojnë partnerë.
Sado kuriozitet që të kemi, a nuk duhet të quhej tashmë e mbyllur njëherë e përgjithmonë historia e një çifti që kanë vazhduar jetën e tyre me partnerë të tjerë e janë gati duke u bërë prindër? Dhe a ka faj Shpati që nuk tregon më asgjë nga jeta e tij private?/revistawho.com








