• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Edhe pse para kohe, Adelina Tahiri merr dhuratën e shtrenjtë për ‘Shën Valentin’

Adelina Tahiri kurorëzoi dashurinë e saj me martesë një vit më parë me partnerin maqedonas, Serjozha Markov.

Pas kësaj martese erdhi në jetë dhe fëmija i tyre i parë, djali i quajtur Jon. Pavarësisht angazhimeve të saj në jetën familjare, Adelina asnjëherë nuk harron të qëndrojë në kontakt me ndjekësit e saj.

Së fundmi ajo ka publikuar një video ‘live’ në ‘Instagram’, ku i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme.

E pyetur për festën e ‘Shën Valentinit’, këngëtarja zbuloi se syzet që mbante gjatë videos ‘live’ ishin dhuratë nga partneri për këtë festë dhe i përkisnin markës ‘Tom Ford’.

Në një kërkim të faqes zyrtare të ‘Tom Ford’, zbuluam se syzet kushtojnë plot 618$, një dhuratë kjo me një shifër të konsiderueshme nga bashkëshorti i Adelinës.

Kujtojmë se dhuratat që Tahiri ka marrë, gjithmonë kanë qenë të kushtueshme dhe nga më luksozet./revistawho.com