Së fundmi Roza Lati ka vendosur të ndajë pjesën tjetër të albumit të realizuar me titullin: “Vajza e mirë”. Moderatorja ka ndarë jo më larg se dje një foto ku shfaqet e mbuluar me luledele, duke treguar anën më sensuale të saj, në ndryshim nga fotot e publikuara deri më tani.
Efekti luledele e ka sjellë Rozën në një tjetër dimension ku duket edhe më femërore dhe më e butë seç jemi mësuar ta shohim zakonisht, ndonëse elementi i seksit nuk mungon as në këto pamje tërheqëse.
View this post on Instagram
Herë pas here Lati ndan sete të ndryshme fotografike në rrjetet sociale, për të cilat dedikohet plotësisht të sjellë fabulën dhe mesazhin e duhur. Dhe më fotot e fundit Roza tregoi se si mund të duket në të njëjtën kohë edhe seksi, edhe e pafajshme e mbuluar nga lulet në trupin e saj./revistawho.com








