Travis Scott është kthyer në qendër të vëmendjes dhe shkak është bërë një modele Instagrami. Dy vite më parë ajo bëri bujë pasi u përfol si arsyeja e ndarjes së Kylie Jenner me Travis Scott. Modelja Yung Sweet Ro është rikthyer duke publikuar së fundmi një video nga prapaskenat e xhirimeve të Scott për një projekt. Menjëherë rrjeti ka shpërthyer në akuza se reperi e ka tradhtuar Kylien, me të cilën ka tashmë dy fëmijë. Mirëpo Scott duket se nuk fal kur vjen puna tek trillimet. Reperi ka bërë një reagim sqarues në Instastory, duke i hedhur poshtë akuzat. “Gjëra të çuditshme po ndodhin. Një person i paftuar ka shkrepur foto tinëz kur po xhiroja një video. Po e them për herë të fundit. Nuk e njoh këtë person. Nuk kam qenë kurrë me këtë person. Prandaj, mjaft me këto lojëra dhe trillime”, ka shkruar ai.









