Edi Rama është një nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare, aktualisht edhe kryeministër i Shqipërisë. I ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin politik ‘Studio e hapur’, si asnjëherë tjetër ai është përlotur teksa përmend djalin e tij të madh.
Akuzat politike mes forcave të kundërta, kanë arritur deri në atë pikë sa kanë kaluar në ofendime personale shpesh herë. I pyetur nga moderatorja, mbi atë që ka parasysh kur përmend familjarët e tij ai ka thënë: ‘Kam parasysh djalin tim, që ishte fëmijë kur për herë të parë dola në fushatë elektorale dhe këta persona që tani marrin mikrofonin në dorën, hodhën akuza personale mbi mua që ofendonin familjen time. Unë jam ai që kam parë tim bir poshtë krevatit të tmerruar dhe nuk dilte prej aty. Kam parë gjithë familjen time të tmerruar. Këto histori më kanë ndjekur gjithë jetën dhe janë në lëkurën time, të gjitha këtu’.