Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Edona James rrëfen procesin e shndërrimit në grua: Kam prerë gjysmën e organit gjenital

06/01/2024
in Breaking News
Reading Time: 3 mins read
A A
Edona James rrëfen procesin e shndërrimit në grua: Kam prerë gjysmën e organit gjenital

Edona James ka rrëfyer në prime procesin e kthimit nga djalë në vajzë. Banorja e Big Brother VIP Kosova ka treguar se ka kaluar shumë sfida e ka bërë shumë operacione për të patur pamjen që ka sot.





“Para luftës ka ardhur tezja dhe kemi shkuar ne Gjermani me mamin dhe vëllain. Për vëllain kam qenë si nënë sepse më duhej të gatuaja dhe të bëja rolin e nënës me të. Ne kemi vetëm 2 vite diferencë dhe prandaj duhet të isha kaq shpejt e rritur, s’kam qenë kurrë fëmijë. Babai e ka rrahur mamin shumë herë dhe nuk e kam mirë me të. Për mua nuk është baba ai që më ka bërë me nënën time por ai që më rrit dhe më jep dashuri. Unë kam lindur dhe s’më ka dhënë dashuri, kam lindur jo nga dashuria por nga zori. Mami më ka treguar që kur më ka lindur mua s’e ka ditur çfarë është fëmija. Atij nuk i ka interesuar se a jemi mirë apo nëse kemi për të ngrënë. Unë e di që kam një baba, por çfarë më ka dhënë ai mua? Kur s’më jep asgjë dhe unë s’kam çfarë të të jap ty. Për mua është e rëndë sepse babai s’na ka dashur asnjëherë. Atëhere s’e kuptoja se për çfarë janë ndarë ata të dy se kur je fëmijë do t’i shikosh prindërit bashkë. Nuk e shikoja kurrë veten në pasqyrë sikur djalë por si vajzë. Mamit i thonin gjithmonë që pse e lejon djalin të vishet si vajzë. Nëna është martuar në Gjermani, por nëse do të kishim jetuar në Kosovë unë s’do të isha këtu. Të kisha jetuar në Kosovë e kisha mbytur veten sepse s’do rrija kurrë në trupin e dikujt që nuk jam. Nga 6 deri në 13 vjeç për Vitin e Ri thoja gjithmonë, o zot shpresoj kur të zgjohem nesër s’do jem më djalë. Kur kam qenë 12 vjeç mami më ka detyruar të vishem si djalë dhe kam ikur në jetimore sepse nuk e duroja dot si fakt të vishesha ashtu. Kam qenë disa herë në spital sepse shikoja veten në pasqyrë dhe shikoja diçka që nuk është e vajzave dhe kam marrë thikën dhe kam prerë gjysmën e organit gjenital. Kisha shumë gjakderdhje, dhe u kam treguar doktorëve që s’e dua trupin tim kështu. Kam dashur të realizoj ëndrrën time të jem ashtu siç ma ndjen zemra. I kam thënë nënës më fal po s’mundem të jetoj më me ty. Kam luftuar për jetën time dhe për atë çfarë jam unë. Jam operuar 3 herë dhe dhimbjet ishin të mëdha por isha e lumtur sepse gjeta trupin tim. Në Kosovë nuk kam ardhur më sepse kisha frikë mos më bëjnë ndonjë gjë sepse më mallkonin dhe ofendonin shumë. Por jam e lumtur se kam parë që tani pas 10 vitesh jam bërë shembull për shumë persona. Unë jetën time e kam përgatitur për luftë. Për një luftë se dua të jem ajo që dua dhe të jetoj ashtu siç dua. S’di sa operacione kam bërë dhe sa dhimbje kam kaluar por prap jam e fortë. Kam fituar por ka qenë rrugë shumë e gjatë. Nervozohem shpejt dhe e ofendoj dikë shpejt sepse jam mësuar që vetëm të mbroj veten nga talljet. Jam e lumur kështu siç jam dhe ajo rrugë më ka bërë mua më të fortë. Unë e kam zemrën e mirë dhe s’ja dua askujt të keqen.”


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 
Breaking News

“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 

27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu?
Breaking News

Për kë po xhelozon Devis Xherahu?

27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin
Breaking News

Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin

27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!
Breaking News

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!

27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Next Post
Nisin fotot në borë, VIP-at shijojnë pushimet dimërore

Nisin fotot në borë, VIP-at shijojnë pushimet dimërore








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera