Deputeti demokrat Eduard Selami dhe moderatorja Ilva Tare kanë festuar Krishtlindjet e para me vogëlushen e tyre Melody. Ata janë fotografuar një ditë më parë, teksa dilnin nga Kisha Ortodokse “Ringjallja e Krishtit”, në Tiranë, transmeton Balkanweb. Deputeti e mbante vajzën në krahë duke u kujdesur që ta ruante nga kamerat dhe fotografët.