Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Eduart Grishaj: Për filmin më frymëzoi Gjergj Xhuvani, Arbana është gjëja më e mirë që kam

07/10/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Eduart Grishaj: Për filmin më frymëzoi Gjergj Xhuvani, Arbana është gjëja më e mirë që kam

Ditën e sotme regjisori i talentuar, Eduart Grishaj ka prezantuar për të gjithë publikun premierën e filmit të tij të shkurtër me titull ‘Gjyshja’. Me anë të një fjalimi të mbajtur plot me emocione, Edi tregoi se si arriti të gjente një histori shqiptare për ta kthyer në film. Ndër të tjera Grishaj shtoi se për realizimin e ‘Gjyshja’ u frymëzua nga profesori i tij, Gjergj Xhuvani, të cilit i dedikoi dhe fjalët më të ndjera.





“Faleminderit shumë që keni ardhur sonte të shikojmë filmin bashkë, falënderoj gjithë stafin që më ndihmoi për realizimin e këtij filmi. Jam shumë mirënjohës aktorëve që më profesionalizmin e tyre ma bënë punën më të lehtë dhe siç më shkruante dhe im atë: “Këtë film e kemi bërë me shumë dashuri” dhe vërtet ashtu është bërë, kjo dhe si meritë e vendit në të cilin xhironim në malësinë e madhe, vend i cili ka ndodhur dhe ngjarja vërtet, nga e cila jam inspiruar.

Kur kam  qenë në hapat e para të hulumtimit të një filmi, me një histori shqiptare kam biseduar me shumë persona, përfshirë këtu edhe profesorët e mi të universitetit të arteve të masterit, por po e veçoj një bisedë me njërin i cili nuk është këtu me ne sonte, me profesor Gjergj Xhuvanin i cili më thoshte: “Edi mos shko shumë larg për të kërkuar një histori për filmin tënd sepse çdo njeri e ka nga një histori dhe dramë brenda shtëpisë së tij, e çdo regjisor që ka ambicie për t’u bërë i madh mund ta kthejë atë në film””, pohoi Grishaj gjatë fjalimit.


Përveç kësaj Edi shtoi se një nga njerëzit që e udhëheq drejt gjërave të mira është Arbana Osmani. “Nëse unë kam një gjë të mirë, ajo është Arbana Osmani”, përfundoi regjisori i filmit ‘Gjyshja’.

Projekti kinematografik u prit mirë nga i gjithë publiku, i cili e duartrokiti punën e fortë të të gjithë aktorëve pjesëmarrës në të./revistawho.com

 

Tags: eduart grishajfilmigjyshjapremiereRegjisor
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
“Ata thanë se nuk do të zgjasë”, David e Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës!
Breaking News

“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn!

28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
Next Post
Jolie i dedikohet plotësisht fëmijëve, ja në cilin vend të Europës ka zgjedhur të pushojë kësaj here

Jolie i dedikohet plotësisht fëmijëve, ja në cilin vend të Europës ka zgjedhur të pushojë kësaj here








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera