Eduart Ndocaj, po merr një iniciativë serioze për krijimin e një force të re politike duke marr shkas nga skandalet dhe ngjarjet e ndodhura së fundmi. Kaubojsi pas zhgënjimit nga qeveria aktuale dhe Partia Socialiste, është i vendosur për krijimin e një partie të re si dhe ka bindjen e plotë se kjo lëvizje e re do të ketë mbështetje popullore si dhe nga vetë socialistët e ndershëm. Ja shkrimi i plotë i Ndocaj në faqen e tij zyrtare në Facebook, në lidhje me partinë e re dhe reagimin ndaj pezullimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë:
Qëndrim zyrtar për krijimin e Partisë dhe reagim në lidhje me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë
Të dashur qytetarë, socialistë, demokristianë, njerëz të zhgënjyet, të tradhtuar, të varfër, të papunë,
Unë, Eduart Ndocaj e shikoj të arsyeshme të ndaj me qëndrimet e mia zyrtare të natyrës politike që nuk lidhen vetëm me aktivitetin tim politik, por me fat e shumë personave dhe qytetarëve.
Para se të prezantoj qëndrimet e mia në lidhje me të ardhmen time politike, që do të jetë edhe ardhmja e gjithë qytetarëve që më mbështesin dhe me qëllim final interesin kombëtar, të Shqipërisë që meriton më shumë, dua të bëj disa rikujtime të rëndësishme me qëndrimet e mia të kaluara:
1. Unë, në 2013 isha kandidat i Rilindjes dhe jam votuar jo vetëm nga socialistë të thjeshtë e të ndershëm, por nga qindra e mijëra qytetarë të ndershëm, të dëshpëruar, të papunë, të përbuzur dhe të lënë në harresë që kërkonin shpresë tek rotacioni i pushteti.
2. Për shkak të procesit të dekriminalizimit mora mandatin e deputetit, të merituar e të fituar moralisht nga kontributi dhe puna e madhe që bëra në favor të Rilindjes në 2013. Respektova virdiktin e elektoratit duke mos e tjetërsuar mandatin e deputetit. Krijova kështu një standard të ri në politikën shqiptare, se përtej interesave të ngushta nuk tradhtova sovranin dhe vullnetin e tij të shprehur përmes votës.
3. U angazhova tek PDK duke pranuar të jem n/ Kryetar i Kësaj Partie. Dhashë kontributin tim në ngritjen e kësaj Partie. Angazhimin tim në këtë parti e pranova për shkak të historikut të saj, për shkak të formimit tim familjarë si Mirditor dhe mbi të gjitha kontribuova që PDK të kishte një filozofi të mirëfilltë demokristiane, atë filozofi që krijuan Europën e Bashkuar dhe modernizuar konceptin e Shtetit të së Drejtës.
4. Kam kritikuar Partinë Socialiste dhe Kryministrin Rama për keqqeverisje, menefregizëm, mungesë vizionesh dhe koha bashkë me skandalet e vazhdueshme po vërtetojnë kritikat e mia, që në finalitetin e tyre kanë pasur për qëllim jo luftën kundër Ramës apo Rilindjes, por mundësinë për tu korrigjuar mbi reflektimin politik dhe njerëzor.
5. Kam kritikuar vazhdimisht dhe kam arritur më në fund thuajse të çlirojë PS në Lezhë e cila kishte problem të natyrave të ndryshme që tashmë janë të gjitha publike.
A po punojë për krijimin e një partie të re? Të dashur qytetarë, ky nuk është më një lajm, por një realitet. Unë, po punoj në diasporë dhe në vend për mundësinë reale të krijimit të një subjekti të ri politik. Pse duhet të krijohet një subjekt i ri politik?
1. Edhe pse nuk tjetërsova mandatit tim tek PS,ai thuajse është nulë, pa efikasitet e kjo për faktin se Kryeministri Rama nuk ka marr kurrë guximin të më takojë, të bisedojë me mua dhe po ashtu është tentuar që unë të lihem jashtë Partisë Socialiste në Lezhë e kjo tashmë për arsye e interesa që dihen publikisht. Pra, është një çështje zgjedhjesh, në Lezhë Rama nuk më ka zgjedhur mua, por ka zgjedhur të tjerët e për këtë jam i sigurt se do të paguaj një kosto të madhe politike në zgjedhjet e 2017. Forcën time e tregova në zgjedhjet lokale të 2015 në Lezhë, sot kjo forcë e imja është shumë më e madhe jo vetëm në Lezhë, në Veri, por në krejt Shqipërinë. Kam marr pjesë rregullisht pjesë në mbledhjet e Grupit Parlamentar të PS, kam bërë propozime të vazhdueshme në mbrojtje të socialistëve të thjeshtë në Lezhë, asnjëherë zëri im nuk u dëgjua. Nuk mund të vazhdojë të bashkëjetojë në një mjedis që më trajton me menefregizëm. Bashkëjetesa ime me Ramën nuk është vëllazërore e për këtë arsye nuk mund të cilësohet e përjetshme, por është politike e si e tillë bazohet në bashkëpunimin e respektin reciprok.
2. Kam kontribuar tek PDK, jam afruar për arsye që thash, nuk kam shkuar për karrierë, por në këtë parti nuk pashë njëherë të vetme të kishtë një qëndrim të caktuar, nuk pashë që interesat personale të vendosen mbi të përgjithshmen. Një parti nuk mbahet për të bërë punësime personale, për të mbrojtur interesa personale. Një qëndrim koalicioni nuk mbahet për tre punësime, por për programe të përbashkëta. Filozofia demokristiane dhe vlerat katolike janë universal e shumë më të mëdha se interesat e një kryetari apo disa drejtuesve. Nuk mund të ketë PDK që nuk bashkëjeton me hallet dhe problemet e komunitetit katolik e pse jo edhe me problemet e hallet e gjithë shqiptarëve. PDK e ka dhe do e kishte moral çështjen e votës së emigrantëve, sepse emigrantët janë një ndër sfidat më të mëdha jo vetëm shqiptare, por njerëzore.
Në këto rrethana pashë të arsyeshme krijimin e një subjekti të ri politik, që nuk do të jetë një parti më shumë, por një alternativë reale në politikbërjen shqiptare. Kam siguruar shumë mbështetje nga Diaspora shqiptare në Europë, Amerikë e po ashtu kam marrë mbështetje të rëndësishme nga SHBA me rastin e vizitës time të fundit. Shqipëria është vendi i të gjithëve e nuk mund të mbahet peng vetëm një elitë ekzistuese politike. Ka plotë shqiptarë që meritojnë të jenë në jetën politike e të japin kontribut në shtetbërje. Kërkoj mbështetjen e të gjithë shqiptarëve për të bërë diçka të mirë në shërbim të vendit.
Në lidhje me Skandalin e fundit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, ndjej keqardhje që ëndrrat e shqiptarëve të 2013 po shuhen para kohë. Morali i dorëheqjes duhet të jetë një praktikë e pranishme në Shqipëri.
E. Ndocaj