Efi Dhedhes ka ndezur rrjetin me postimin e saj më të fundit në Instagram, ku ka zbuluar tatuazhin e ri, dhe jo, nuk është thjesht një dizajn i bukur!
Në insta story-n e saj, ish-banorja e “Big Brother VIP” ka treguar me krenari vizatimin delikat, duke zbuluar edhe kuptimin që fshihet pas tij:
“Ky tatuazh përfaqëson rrjedhën e energjisë që lëviz nëpër trup, udhëtimin e shpirtit mes forcës dhe butësisë, strukturës dhe lirisë. Linja që më kujtojnë se çdo kthesë ka kuptim, dhe çdo drejtim çon më afër vetes.”
Efi, si gjithmonë, di si ta kthejë një detaj personal në një moment që të gjithë e komentojnë!










