LIsh-fituesja e Big Brother Albania VIP 3, Egla Ceno, ka hyrë sërish në shtëpi si pjesë e një sfide nga Vëllai i Madh, ku banorët nuk duhet të reagojnë ndaj gjërave të çuditshme që mund t’u ndodhin.
Banori i parë që ajo takoi ishte Gjesti, të cilin e përqafoi, por momenti që tërhoqi më shumë vëmendje ishte takimi i saj me Laertin. Egla iu afrua dhe e puthi atë, ndërsa Laerti, duke respektuar rregullat e sfidës, vijoi bisedën me Olen, pa dhënë asnjë reagim.
Kujtojmë se Laerti ka qenë një nga emrat më të komentuar këto ditë pas puthjeve të tij me dy banorët e tjerë të shtëpisë, Aldon dhe Gjestin.