Nata e kaluar ka qenë e vështirë për Eglin, e cila është zgjuar e përlotur pas një incidenti me Gjestin. Në rrjet po qarkullojnë zëra se ai e ka “bullizuar” në lidhje me diçka që ka të bëjë me pamjen e jashtme, duke e lënduar emocionalisht.
Pas kësaj ngjarjeje, Egli ia ka rrëfyer ndjesitë e saj Danjës, duke e bërë të qartë sa keq është ndjerë.
“Vë në mes jorganin, nuk më preku me dorë fare. Nuk jam ndjerë ndonjëherë më e flliqur. I thashë falendero Zotin që je këtu, se të ishe jashtë do të kisha fluturuar nga dritarja,” – është shprehur ajo.








