Pas një periudhe të mbushur me emocione dhe pasiguri gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Albania 4”, duket se Egli Tako dhe Gjesti po përpiqen të ndërtojnë një kapitull të ri në marrëdhënien e tyre jashtë shtëpisë së famshme. Edhe pse dinamika e tyre në format shpesh u vendos në pikëpyetje, tani ata duken të vendosur për t’i dhënë një mundësi të dytë ndjenjave që i lidhin.
Pas përfundimit të spektaklit, në mbrëmjen festive që pasoi finalen, çifti është parë i buzëqeshur dhe i përqafuar, duke lënë pas tensionet që i shoqëruan për muaj me radhë në shtëpinë e BBVIP.
Në një shenjë të qartë se po shijojnë këtë fazë të re së bashku, Egli ka publikuar në Instagram një video të përbashkët me Gjestin, të cilën e shoqëron me fjalët: “Dje, sot dhe nesër”.









