Në rrjet është shpërndarë një video e banores së “Big Brother VIP”, Egli Tako, ku ajo tregon hapur se ka nisur sërish përdorimin e ilaçeve për ankthin dhe depresionin.
Gjatë një bisede me disa nga banorët në dhomën e gjumit, Egli ka treguar se situata e vështirë emocionale e ka detyruar të rikthehet te medikamentet që kishte lënë më parë.
“Kur kam ardhur në fillim e kam lënë tabletën e sedoksilit, mjekimeve që kam përdorur për ankthin, për trurin, dhe i kam lënë këtu vetëm për ndonjë rast. Nuk e dija kurrë sepse po provoja një gjë të tillë që s’e kisha provuar dhe kisha shumë frikë emocionalisht. Nuk e kam pirë këtu një herë, tani po e pi shumë shpesh sepse nuk po ndjehem mirë”, u shpreh ajo.
Sipas Eglit, një ndër arsyet kryesore që e ka shtyrë në këtë gjendje është dinamika e tensionuar në shtëpi, sidomos pas situatave me Gjestin.








