Një situatë e tensionuar ndodhi mbrëmë në Big Brother VIP Albania, kur banorët morën një sfidë të re që kërkonte durim dhe bashkëpunim. Ata u ndanë në grupe dhe u lidhën me litarë me njëri-tjetrin, por për disa prej tyre kjo u bë e papërballueshme. Egli, e cila ishte pjesë e një grupi me Tirin, Gertën, Rizartën, Aldon dhe Rozanën, u shfaq e tensionuar dhe emocionalisht e ngarkuar pas spektaklit.
“Dua të rri vetëm, dua të fle vetëm, dua të pi cigare vetëm. Jam shumë e rënduar dhe nuk mund të rri e lidhur,” – tha ajo duke vendosur të shkëpus litarin.
Ky veprim automatikisht çoi në dënim të gjithë grupin, sipas rregullave të vendosura nga Vëllai i Madh.








