Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e BBV janë diskutuar lidhjet e dashurisë, e sidomos kur këto ndodhin midis dy personazheve të njohur. Einxhel dhe Donaldi kanë ndarë të njëjtin mendim duke pohuar se lidhja mes dy njerëzve të njohur ka shumë probleme.
“Kur janë të dy personat e njohur është më shumë problem sesa…”, është shprehur Donald. Më pas ai ka vazhduar dhe ka thënë se do të ishte shumë mirë nëse një lidhje do të ishte midis dy personave që nuk janë të dy të njohur në të njëjtën masë.
Beniada ka ndërhyrë duke thënë se problem më i madh është kur vajza është më e njohur se djali.
Ndonëse biseda pati disa përplasje, Einxhel dhe Dondald nuk e adresuan këtë tek ndonjë emër i njohur apo histori personale./revistawho.com
https://www.instagram.com/tv/CaDleAzFriu/?utm_medium=copy_link







