Einxhel Shkira ka folur shpesh për raportin me babain e saj duke pohuar se janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin, madje kanë qenë bashkë edhe në ‘Ftesë në pesë’. Që babai me vajzën është përherë më i lidhur, për këtë nuk ka dyshim, por Einxhel qenka me fat edhe për aftësitë e babait të saj për të gatuar. Ai gatuanka edhe byrek e me të provokon Einxhel që të shkojë ta vizitojë. Të paktën këtë ka treguar moderatorja me anë të një postimi.

Byreku në foto duket goxha i shijshëm dhe mund të themi që ja ka vlejtur e ngrëna rëndë në mbrëmje, megjithëse jo aq e këshillueshme përgjithësisht. Fundja nuk i prishet qejfi babit./revistawho.com








