Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një prej çifteve më të dashura të shoubizit shqiptar. Në një intervistë me fëmijët në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” ajo zbuloi detaje nga jeta personale dhe profesionale. Kur do të kemi dasmë? Mesa duket shumë shpejt.
“Dagz e dëgjove? Unë unazën e kam, propozimin e kam marrë. Tani po pres dasmën përrallore. Bregdeti, perëndimi…Duhet të jetë si e dua unë. Nëse nuk nis një beb tjetër, me siguri martohem shumë shpejt”, ka thënë ajo.








