Einxhel Shkira është një nga personazhet më të komentuara të shoubizit. Ajo dhe Dj Dagz u njohën brenda shtëpisë së BBV dhe tanimë presin të bëhen prindër të një djali.
Së fundmi ajo ka shprehur një shqetësim lidhur me një problematikë, e cila po e shqetëson çdo ditë e më tepër.
Përmes një “InstaStory” Einxhel ka treguar se një fqinj i saj konsumon çdo mbremje lëndë narkotike, tymi i së cilës depërton brenda shtëpisë së saj.
Ajo e paralajmëron duke i sugjeruar t’i konsumojë sa më larg banesës së saj përndryshe nuk do i kenë mire punët bashkë.
“Çdo ditë, kryesisht në mbrëmje një komshi diku këtej rrotull pin bar…tymi hyn në shtëpinë time dhe përzien stomakun për të vjellë!

Prandaj, nëse rastësisht ndodh që më ke follow do doja të të thoja: “kushdo e kudo qofsh ose leje barin ose shko pije nja dy pallate më tutje ndryshe si kemi mirë punët bashkë!”, është shprehur Einxhel në postim.








