Feride dhe Toprak shkojnë të argëtohen natën dhe shfaqin talentin e tyre duke kënduar. Maxhiden nuk e do më askush në shtëpi. Xhemresë i vjen në majë të hundës me sjelljen e Meralit dhe Mertit. Këta dy të fundit detyrohen të bëjnë punët e shtëpisë. Zehra hakmerret ndaj Maxhides duke i hedhur bojë në shampon e saj. Kader rregullon një darkë romantike për të pajtuar Xhemrenë me Serkanin dhe kërkon ndihmën e Tunës. Meral dhe Songyl zihen me njëra-tjetrën. Ejlyl takohet me Byshrën dhe shkojnë në parkun e lojërave. Aty përballen me një rrezik kur një fëmijë i vogël i drejton pistoletën. Për fat të mirë Ali ndodhet aty për t’i ndihmuar./revistawho.com







