Selin dhe Demir shijojnë të lumtur lidhjen e tyre. Por Demirin e mundon rikthimi i Ejlylit. Gjatë një përballje me të, Demir i thotë të largohet nga jeta e tij. Të dy zihen dhe kur Ejlyl kthehet në kompani pëson një atak dhe nuk mund të marrë frymë. Selin e ndihmon dhe e çon në spital. Ejlyl bëhet më mirë dhe Selin e fton në shtëpi. Demir kthehet në shtëpi pa e ditur se Ejlyl është aty. Ejlyl habitet kur sheh Demirin në shtëpinë e Selinës dhe mëson se ata janë të lidhur dhe jetojnë bashkë.








