Arben Zharku, drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës ka postuar një video në rrjetin social ‘Facebook’ ku shihet ekipi i filmit “Shok” duke u bërë gati për ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, transmeton “Express”. Dy protagonistët e filmit, Andi Bajgora dhe Lum Veseli, shfaqen duke rregulluar flokët. Aktori dhe njëri nga producentët e filmit Eshref Durmishi, është veshur me fanellën e Kombëtares së Shqipërisë.