Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ekrani i Artit këtë vit qenka plot me surpriza! Shënojini datat 5-9 qershor!

30/05/2024
in Breaking News
Reading Time: 4 mins read
A A
Ekrani i Artit këtë vit qenka plot me surpriza! Shënojini datat 5-9 qershor!

Ekrani i Artit vjen në edicionin e tij të shtatë. Nga data 5 deri më 9 qershor, Shkodra do të mirëpresë vepra të video artit, filmit të shkurtër e të gjatë, dokumentar e fiksion, punime nga artistë vendas dhe ndërkombëtarë që do të shfaqen në Kinema Republika, Art House, Galerinë e Arteve, Vendin e Dëshmise e Kujtesës, Qëndrën Rinore Arka, Auditorin Franceskan, Galerinë Oda dhe në Kalanë e Rozafës.





Nën titullin Solitude and Multitude filmat e edicionit të sivjetshëm eksplorojnë këto skaje të pandashme të ekzistencës njerëzore ku vetmia dhe shumësia, individi dhekomuniteti, thjeshtësia dhe kompleksiteti, intimiteti privat dhe dimensioni publik përvijohen mes nuancash, kalimesh e sfumaturash të panumërta. Vetë eksperienca e spektatorit në kinema është një eksperiencë që thërret sa vetminë e atij që qëndron përballë imazheve lëvizëse, kur dritat përreth fiken e ndizet e vetmja dritë e ekranit të madh, aq edhe nevojën për të qenë pjesë e gumëzhitjes së sallës së mbushur plot me spektatorë dhe nevojës për të bashkëndarë eksperiencën që kinemaja
me magjinë e saj përcjell.
Ekrani i Artit këtë vit inauguron Kinemanë Republika si hapësirë të komunitetit qytetar, si hapësirë publike dhe tempull të kinematografisë. Shpresat, pritshmëritë dhe urimi ynë është që ajo të kontribuojë sa më shumë në rafinimin e ndjeshmërisë mbi të bukurën, filmin dhe artin. Ndërkohë Ekrani i Artit vazhdon traditën e tij për të mos e përsëritur asnjëherë vetveten, jo vetëm duke sjellë filma e autorë të rinj, por duke rinovuar vetë strukturën e Festivalit. Ndryshe nga vitet e tjera, një ekspozitë e kuruar nga Lek M Gjeloshi e Zef Paci sjell në Galerinë e Arteve 5 artistë me instalacione video e audio, ndërsa Art House mirëpret të parën ekspozitë personale të artistes shqiptare me banim në Londer, Nora Bzheta. Në Art House do të zhvillohen gjatë ditëve të festivalit programe të ndryshme duke filluar nga “Family Myths” të kuruar nga Silvia Schendelbauer e duke vijuar me një përzgjedhje me videoart nga koleksioni i Fondacionit In Between Art Film të kuruar nga Edi Muka. Me 8 qershor do kemi një fokus në tre vepra video të William Kentridge nga koleksioni Moschini e Fischetti ndërsa të dielën me datë 9 një program me video art shqiptar të kuruar nga Elsamina Musiq e Xhulian Millaj . Ndërkohë Auditori Francesckan do të mirëpresë një program të sjellë nga Roland Sejko me nëntë filma të shkurtër të prodhuar nga nëntë regjisorë italianë ekskluzivisht me materiale të Arkivit të Instituto Luce në Romë. Programi mbledh filma nga Claudio Giovannesi, Alina Marazzi, Pietro Marcello e Sara Fgaier, Roland Sejko, Alice Rohrwacher, Giovanni Piperno, Marco Bonfanti, Paola Randi e Costanza Quatriglio. Te ky Auditor do shfaqet diten e diel me date 9 edhe filmi i Eneos Çarka “Another Day”. Në Vendin e Dëshmisë e Kujtesës Santiago Sierra sjell videon e tij më të fundit
Malestrom ndërsa Gentian Doda me grupin Was Bleibt Kolleltiv prezantojnë filmin koreografik Gjurmë. Qëndra Rinore Arka do mirëpresë për tre ditë shfaqjen e tre filmave të shkurtër që vijne nga festivali i mirënjohur italian Concorto. Të tre filmat; “Night Shift”, “Sardine” dhe “Lovers” ishin fitues të edicionit të vjetshëm të këtij festivali. Dalja nga qyteti, që në dy vitet e fundit e kishte parë programin e festivalit të shpalosej buze liqenit, këtë vit do t’i drejtohet Kalasë së Shkodrës me instalime video e projeksione fotografike nga Lek M Gjeloshi e Sara Passerini dhe me projektimin në natën e datës 8 qershor të filmit të Wael Shawky “I am Hymns of the New Temples” Kalaja e Shkodrës do të jetë për dy netë edhe arenë e një programi muzikor të përzgjedhur nga Rubin Beqo e Nita Deda, program i cili do përfshijë gjatë ditëve të festivalit edhe Bed Station dhe hapësirat e ish konsullatës italiane në Shkodër. Qëndra e festivalit mbetet Kinema Republika e cila mirëpret një seri me filma të gjatë e të shkurtër duke filluar me dy filmat e natës së hapjes nga Driant Zeneli e Roland Sejko e duke vazhduar me një program të kuruar nga Tea Paci ku përmendim filma nga regjisorë e artistë si Cecilia Vicuna, Noor Abed, Evi Gjoni, Hoda Taheri, Fabrizio Bellomo, Emilien Dubuc, Helena Wittmann, Vasilis Katsoupi, Bo Wang e Ilir Hasanaj.


Ky vit shënon edicionin e tretë të punëtorisë së koordinuar nga Melisa Paci që sheh nxënësit e shkollave 9-vjeçare të dialogojnë me punën e një artisteje bashkëkohore. Këtë vit nxënësit e shkollave “Ismail Qemali” e “Miqësia”, kanë punuar për një periudhë gjashtë mujore në dialog me veprën e artistes Claudia Losi dhe punimet e tyre do të shfaqen në Galerinë Oda me datë 7 në ora 17 00. Ish-Konsullata Italiane në Shkodër do mirëpresë një program te kuruar nga Ajola Xoxa me tre vepra ne video të Anri Salës, Emilia Skarnulyte dhe Lek M. Gjeloshit. Një seri bisedash e takimesh do shoqërojnë ditët e festivalit ku veçojmë prezantimin e Pavjonit shqiptar në Biennalen e Venecias me protagoniste artisten Iva Lulashi dhe kuratorin Antonio Grulli i cili do mbahet në Art House në datë 6 Qershor, ora 16 00.

Festivali Ekrani i Artit mbështetet nga MEKI, Bashkia Shkodër, Istituti Italian i Kulturës, Goethe Zentrum, Fondacioni In Between Art Film, Fondacioni 17, AICS, Ambasda Italiane, Ambasada Austriake, Ambasada Suedeze. Europe House, Provinca Franceskane Shkodër, ABI Bank, Akademia Marubi Tiranë, Gjikuria Konstruction,

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $
Breaking News

Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $

12/02/2026
Next Post
Zbulohet arsyeja pse Jennifer Lopez nuk pranon divorcin nga Ben Affleck

Zbulohet arsyeja pse Jennifer Lopez nuk pranon divorcin nga Ben Affleck








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera