Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ti mohon babain tënd…”/Përplasja Ina–Stelina shpërthen në akuza dhe ofendime 13/01/2026
E dashuruar? Jo vetëm kaq, Rina Balaj paska shumë për të thënë për partnerin! 13/01/2026
Blero thotë “po” për herë të tretë! 12/01/2026
“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë! 12/01/2026
Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin 12/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

EKSKLUZIVE/ Andrra dhe Sinani festojnë ditëlindjen e parë të Ansit (FOTOT+DETAJET)

26/05/2017
in Lajme, Vetëm në WHO
Reading Time: 3 mins read
A A
EKSKLUZIVE/ Andrra dhe Sinani festojnë ditëlindjen e parë të Ansit (FOTOT+DETAJET)

Foto të realizuara nga Altin Çelmeta





Sot ka festë në Tiranë. Vogëlushi i këngëtarit Sinan Hoxha dhe bashkëshortes së tij bukuroshe Andrra feston ditëlindjen e parë. Ne po iu sjellim ekskluzivisht në “revistawho.com” fotot dhe detajet e para nga ditëlindja. Sinani dhe Andrra kanë mbledhur miq e familjarë në një restorant me emër në zonën e Dajtit, në kryeqytet. Të pranishëm janë edhe shumë personazhe të famshëm shqiptarë.

Në festën e organizuar bukur nga “Ami Event” plot ngjyra e lojëra për fëmijët, janë të ftuar njerëz të njohur si Amarda Toska e Ermal Mamaqi, Soni Malaj, Eneda Tarifa, Rovena Dilo, Elona Duro, Valbona Mema, Silva dhe Dafi Derti, Inis dhe Ingrit Gjoni etj. Sigurisht që Mamaqi është kthyer në protagonistin e festës, duke marrë të gjithë vemendjen e fëmijëve. Çifti kanë bërë në rrjetet sociale edhe nga një dedikim për Ansin e tyre, ndërsa siç e shihni edhe nga fotot, ata na sollën sot një nga tablo të mrekullueshme familjare. Andrra duket mahnitëse!


DEDIKIMET

“Kam gjithçka kam dashur në jetë”, ka shkruar Sinani krahas një fotoje shumë të bukur. Ndërsa mami Andrra ka dashur të shprehë shumë më tepër. Lexoni më poshtë dedikimin e saj.

“Lajmi i ardhjes tëndë në jetë ishte vula me vlerë të panumërt e dashurise që na mbështillte mua dhe babin tënd.Ndonëse rrugëtimi i njohjes dhe kurorëzimit tonë ishte i mbushur me emocione të pakufijta e thellësisht të ndjera, asgjë s’ishte e barasvlefshme me lajmin që na mbushi jetën në mënyrë të papërshkrueshme. Teksa ti frymoje brenda meje,përpiqesha të të imagjinoja në tërësinë tënde e thurja ëndrra të pafundme për ty.Mëngjesi me zgjonte me mendime për ty e nata mbyllej me dorën mbi barkun që brenda kishte mrekulline time. Ditët i linin rradhën njëra-tjetrës, barku rritej e unë çdo ditë e më shumë të ndjeja në pafundësinë time. Babi yt erdhi në Gjermani për të mbajtur koncertin e rradhës sëbashku me kolege të tij. Përgjatë të gjithë koncertit, ndonëse tingujt ishin të forte, dukej sikur kjo situate s’të shqetesonte aspak e ti njësoj si çdo ditë flije në barkun tim. Ama, sapo ai preku skenën e mori mikrofonin për të kënduar vargjet e para, ti në atë çast me dhe gjurmën tënde të parë, GODITJEN TËNDE TË PARË! E shoh të kotë të vazhdoj të shkruaj për Mrekulline e 8-të tonën. Ti je fryt i dashurisë sonë dhe Diell i pashtershëm që çdo ditë e më shumë rrezaton jetët tona.25.05.2016. Kjo është data që shënoi jetën time e të babin tënd. Ahhhh sa shumë ndiej e sa pak mund të shkruhet për ty…Ti je jetë që jetës sime i jep jetë. Nuk ka lumturi më të madhe e më të prekshme teksa shoh që unë dhe babi yt, jemi përfshire me gjithsej tek ty. Trekëndeshi Sinan-Andrra-Ansi ishte gjithçka që unë kisha ëndërruar në jetë!/ revistawho.com/

 

Tags: Andrra DestaniSinan Hoxha
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!
Kryesore

Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!

27/12/2025
Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!
Kryesore

Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!

23/12/2025
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
Next Post
“Si ta quaj këtë dashuri”, Kushi lëndon Arnavin, ja çfarë do ndodhë nesër

"Si ta quaj këtë dashuri", Kushi lëndon Arnavin, ja çfarë do ndodhë nesër








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera