Ndryshe nga ç’pritej, Fotinia dhe Danjeli nuk do të martohen më 20 nëntor.
Çifti fitues i “Big Brother”, që e deklaruan ende pa dalë nga shtëpia datën e dasmës së tyre, kanë vendosur ta anulojnë për momentin ceremoninë e martesës. Lajmi është konfirmuar për “revistawho.com” nga vetë Fotinia, e cila thotë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar në marrëdhënien e tyre…
Ata vijojnë të jenë shumë të lumtur bashkë, thjesht dasma do të mbahet në një moment të dytë. / revistawho.com