…Ori Nebiajn! Po-po, prezantuesja televizive, aktualisht deputete e Parlamentit Shqiptar, do të mbajë pozicionin e opinionistes ne edicionin e tretë të “BBV3”.
Teksa ”Big Brother Vip 3” nis më 13 janar, janë përfolur emra të mundshëm të personazheve, por janë lakuar edhe emra për opinionistët. Luizi sot e ka mohuar se do të jetë opinionist këtë vit. Burime të afërta nga “Top Channel” kanë konfirmuar se do të jetë pikërisht Ori Nebiaj.
Nga ana tjetër, mbrëmjen e sotme gazetarët Olti Curri, Andi Vrapi, Fatma Haxhialiu dhe Altin Berisha kanë zhvilluar një video live në Instagram, ku kanë folur për “BBV”. Është përmendur emri i Ori Nebiajt nga gazetarët si opinioniste e programit.