Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ka gabuar në dashuri? Heidi surprizon me sinqeritetin: “Këshilla nuk jap sepse vetë…” 04/12/2025
Orari kur tradhtohet më shpesh? Detektivja zbulon sinjalet që shumë partnerë i fshehin 04/12/2025
Klikime të blera? NOIZY sapo i provoi të gjithëve të kundërtën! 04/12/2025
Pas gjithë dramave të jetës… Miley Cyrus më në fund FEJOHET! 04/12/2025
Ajo tha: Poooo! Jori merr propozimin romantik nga partneri! 04/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

EKSKLUZIVE – Shkëlzeni dhe Armina nuk e fshehin më dashurinë

15/01/2016
in Lajme, Në Kopertinë
Reading Time: 5 mins read
A A

“Who” sjell për herë të parë, fotot e çiftit më të përfolur të vitit, si dhe detaje nga historia e tyre





Historia e kopertinës së parë të “Who” nuk i ngjan një përralle, ama ka një gjë që e bashkon me këtë të fundit: dashurinë!Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani kanë vendosur të mos e fshehin më dashurinë që kanë për njëri-tjetrin dhe të dalin hapur në publik, pa iu bërë syri ‘tërr’ për kureshtarët. E tillë ka qenë edhe mbrëmja kur “Who” i ka fotografuar teksa konsumonin një darkë romantike vetëm për vetëm. Siç duket, gjërat në jetën e çiftit simpatik kanë marrë një tjetër dimension. Fotot që sjellim sot janë shkrepur ndërsa Armina dhe Shkëlzeni darkonin, duke shkëmbyer edhe ledhatime me njëri-tjetrin. Paparaci (amator) i “Who” i ka ndjekur edhe pas darkës, duke sjellë kështu një set të plotë dhe ekskluziv, me fotot e çiftit më të përfolur të showbiz-it.

Historia


???????????????????????????????Shumë fjalë dhe shkrime, që si burim të vetëm të informacionit kanë pasur rrjetet sociale. Një ‘like’ në ‘Facebook’, një buqetë me lule në ‘Dancing With The Stars’ (ku Armina ishte prezantuese), një intervistë për dashurinë nga bukuroshja, dhe ja ku u gjet titulli kryesor i faqes së parë. Pas tyre, statuse të ish-bashkëshortes së Shkëlzenit, Sadije Berishës në ‘Facebook’, me interpretime në favor të historisë dhe kaq. Asgjë më shumë. Asnjë foto, asnjë prononcim nga çifti mbi lidhjen. Gjithë çka është thënë deri tani ka qenë në suazën e një thashethemi, që, më shumë sesa në gazeta, është përfolur në qarqet politiko-artistike.

E ndërsa të gjithë presin me padurim momentin kur Armina e Shkëlzeni do të thyejnë akullin me një intervistë, “Who” ka mësuar nga miq të çiftit se kjo mes tyre ka qenë dashuri me shikim të parë. Në fakt, gojët e liga thonë se dy të dashuruarit kanë pësuar shpesh kriza ndarjeje, ndërkohë që më pozitivët flasin për një dasmë. Atëherë po, historia do të bëhej përrallë. Një dashuri që triumfon e që kurorëzohet me fustan të bardhë.

Mediat

armina legeniazeni armina sadijaaa zeni baba zeni sadijaaaMë shumë sesa një ‘scoop’ rozë, lidhja e tyre është trajtuar si një ‘scoop’ politik, duke qenë se edhe koha e publikimit përkonte me periudhën e zgjedhjeve. Dhe kur në mes hyn politika, ju e merrni me mend vetë se çfarë konotacioni marrin shkrimet dhekomentet. Armina përflitej për çdo gjë. Çdo fustan i saj komentohej si një shpenzim marramendës, ndërkohë që çdo foto e saj në ‘Instagram’ bëhej lajm, edhe pse lajm mund të mos kishte.

Fotografitë

Pas më shumë se tre muajsh përpjekje, “Who” arrin të fotografojë për herë të parë çiftin në momente intime. Një darkë e gjatë, me buzëqeshje, puthje e përkëdhelje, pas së cilës të dy i hipën të njëjtës makinë. Siç thuhet, prej disa kohësh Shkëlzeni dhe Arminakanë nisur bashkëjetesën, por gjithçka deri në këtë moment mbetet në kuadrin e një thashethemi. Nga fotot që sjellim sot, mund të themi se të dy bashkë bëjnë një çift shumë të bukur, ndoshta një ndër më të bukurit e showbiz-it. Armina e veshur me të kuqe dheai nën një kostum serioz, që si një kavalier i vërtetë kujdeset ta respektojë në maksimum ‘damën’ e tij.

 

zeni me femijetShkëlzen Berisha

Shkëlzen Berisha (35 vjeç) është djali i ish-kryeministrit të vendit, Sali Berisha. I diplomuar në Belgjikë për drejtësi, Shkëlzenit i është dashur ta lërë Shqipërinë në moshë të re. Suedia ishte vendi që do ta mirëpriste pas Belgjikës e që do t’ijepte në këmbim gëzimin e të qenit baba. Historia e tij me Sadije Berishën, ish-bashkëshorten, është komentuar gjatë në media; kjo edhe për shkak të kontestimit të vazhdueshëm që familja e ish-kryeministrit i pat bërë kësaj lidhjeje. Dhe jo vetëm për shkak të diferencës së moshës (Sadija ishte 12 vjet më e madhe se Shkëlzeni), por edhe sepse pinjolli i familjes Berisha ishte shumë i ri për të marrë një vendim aq të rëndësishëm për jetën. Megjithatë, pas një kohe të gjatë, marrëdhëniet familjare u përmirësuan, por diçka tjetër nisi të prishej. Me rikthimin e Shkëlzenit në Shqipëri, nisën konfliktet mes çiftit. Këtë të paktën thonë zëra të besueshëm pranë tij. Aktualisht ata janë të divorcuar, por nga martesa kanë dy fëmijë, Medinën dhe Lajdonin. Të vegjlit jetojnë me të ëmën në Suedi dhe Shkëlzeni shkon shpesh atje, për t’i takuar dhe për të konsumuar kohë me ta.

 

armina mevlani legeniaArmina Mevlani

Armina Mevlani (23 vjeçe), e bërë e famshme nga një konkurs bukurie, do të binte shumë shpejt në sy të njerëzve të televizionit. Brenda një kohe të shkurtër ajo u shndërrua në një personazh të ekranit, duke shënuar si kulm të karrierës së saj, në moshë fare të re, drejtimin e “Kënga Magjike” krah Ardit Gjebreas. Më tej mund të përmendim prezantimin krah Jonida Maliqit në edicionin e katërt të “Dancing With The Stars”. Brunia bukuroshe ka drejtuar për një kohë të gjatë punën në një revistë të njohur në tregun shqiptar, ndërsa ka përfunduar ndërkohë studimet për filozofi. Kjo është hera e parë që ajo përflitet për një histori dashurie.

 

sadije berishaSadije Berisha

Komentet dhe postimet e saj në “Facebook” janë me siguri më të klikuarat në internet; kjo sepse çdonjëra prej tyre është kthyer në lajm për gazetat politike dhe ato rozë. Gjë që po mungon kohët e fundit, pasi siç duket, Sadija ka vendosur të jetojë e qetë jetën me katër fëmijët e saj (2 nga martesa e parë) në Suedi.

 

Ky artikull u botua në mënyrë eksluzive në numrin e parë të Revistës WHO, në qërshor 2014.

Tags: Armina MevlaniShkelzen Berisha
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!
Kryesore

Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!

02/11/2025
Next Post

“Tё paktën njё selfie”

Discussion about this post








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera