Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars! 06/03/2026
Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it! 06/03/2026
3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry? 06/03/2026
Arrestohet Britney Spears! 06/03/2026
“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë! 06/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

EKSKLUZIVE/ ‘Ti je një luledielli’ tashmë një nismë ndërkombëtare, flet për herë të parë Albana Osmani

09/01/2018
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
EKSKLUZIVE/ ‘Ti je një luledielli’ tashmë një nismë ndërkombëtare, flet për herë të parë Albana Osmani

Fushata sensibilizuese “TI JE NJË LULEDIELLI” e nisur nga moderatorja bukuroshe Albana Osmani ka patur një sukses të jashtëzakonshëm në të gjithë Shqipërinë. Ashtu siç dihet tashmë, kjo fushatë ka si qëllim mbledhjen e fondeve nga shitja e disa produkteve që mbajnë logon e lulediellit për të ndihmuar të gjithë fëmijët që janë prekur nga sëmundjet e gjakut dhe trajtohen në shërbimin e onkohematologjisë pranë QSUT-së. Në disa postime në rrjetin social ‘Instagram’ Albana la të kuptohet se kjo fushatë mund të marrë përmasa më të mëdha duke u shtrirë ndërkombëtarisht. Për të mësuar diçka më shumë revistawho.com kontaktoi drejtpërdrejtë me iniciatoren e kësaj fushate, Albana Osmani. Ajo na tregoi se shpreson shumë që fushata të shtrihet në gjithë botën me dy produkte: bluzat luledielli dhe ‘New App Sunflower Game’. Në lidhje me këtë aplikacion të ri Albana tha se: ”Do të përfshijë të gjithë Shqipërinë në një promovim të madh. Kushdo në gjithë botën që do të shkarkojë këtë aplikacion në celularin e vet do të mësojë më shumë për vendin e Nënë Terezës dhe bukuritë natyrore dhe vlerat kulturore. Ky aplikacion është dedikuar posaçërisht për Spitalin Rajonal të Kukësit dhe çdo shkarkim i aplikacionit do të shkojë për këtë kauzë”. Ashtu siç edhe Albana u shpreh, dhe ne urojmë shumë që të gjithë nga pak të arrijmë të ndihmojmë vendin tonë në çdo formë, produkt apo ide./revistawho.com






Tags: Albana OsmaniBoteShqiperiti je nje luledielli
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!
Pa kategori

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!

04/03/2026
Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Next Post
Bora Zemani feston ditëlindjen, ky është urimi më i veçantë që ka marrë

Bora Zemani feston ditëlindjen, ky është urimi më i veçantë që ka marrë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera