Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“3 javët më të këqija të jetës sime”, këngëtarja shqiptare hap zemrën: Kam parë tmerr me sy 19/12/2025
Moderatori heq kravatën LIVE dhe konfirmohet si banori i parë i BBV5! 19/12/2025
Bebe Rexha hap “aplikimet” për partner dhe kriteret e saj (nuk) na habitën! 19/12/2025
Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë! 19/12/2025
Zbardhet nata e dytë e Fest 64′ Salsano Rapi një monolog mbi aktualitetin, sistemin e drejtësisë dhe MJEKËSINË! 18/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

EKSPERTIZA/ Abuzimi me të miturën, babai akuzoi njerkun 5 vjet më parë

14/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
EKSPERTIZA/ Abuzimi me të miturën, babai akuzoi njerkun 5 vjet më parë

Hetimet për abuzimin seksual të ushtruar ndaj të miturës E.Y. në Mbyet të Fierit gjatë gjashtë viteve të fundit kanë bërë të mundur sigurimin e provave të reja dhe kanë nxjerrë në dritë detaje rreth të kaluarës së dy të arrestuarve, Ilmi Hoxhaj dhe Selvi Yzeirajt, e cila akuzohet se ka ndihmuar bashkëjetuesin që të kryejë marrëdhënie intime me vajzën e saj të mitur. Kështu, mësohet se Ilmi Hoxhaj është denoncuar disa vite më parë për ngacmime seksuale ndaj të miturës E.Y., ndërsa Selvi Yzeiraj rezulton të jetë arrestuar për të tretën herë, pasi është ndaluar më parë në Durrës dhe në Janar të këtij viti në Fier për ushtrim prostitucioni. Ndërkohë, hetuesit kanë siguruar prova shkencore që bëjnë të mundur vërtetimin e faktit se abuzuesi seksual i të miturës 12­vjeçare E.Y., është 52­vjeçari Ilmi Hoxha.





Precedenti abuziv

Lajmi për abuzimin e mëparshëm është bërë i ditur nga burime të gazetës “Shqip”, të cilat sqaruan se babai i vajzës së mitur e ka denoncuar pesë vite me parë Ilmi Hoxhën për ngacmime seksuale. Por, atëherë nuk është bërë e mundur që të provohet fajësia e tij dhe për këtë arsye, pas shqoërimit është lënë i lirë. Ndërkohë, dyshohet se ka qenë pikërisht Selvi Yzeiraj ajo e cila mund të ketë ndikuar në pamundësinë e sigurimit të provave. Kjo, pasi ajo dyshohet që ta ketë manipuluar vajzën e saj, në atë kohë shtatë­ vjeçare. Duket se pasi kanë kaluar pa u penalizuar, çifti Ilmi Hoxhaj dhe Selvi Yzeiraj kanë nisur të abuzojnë seksualisht me vajzën e mitur të kësaj të fundit, madje edhe duke kryer marrëdhënie. Por, babai i të dëmtuarës dhe daja i saj nuk kanë reshtur së komunikuari me vajzën deri sa kanë arritur ta bindin që të denoncojë abuzuesit e saj.


Provat

Prokuroria e Fierit ka siguruar prova që vërtetojnë se 52­vjeçari Ilmi Hoxhaj ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur. Nga burimet e sipërcituara mësohet se 12­vjeçarja është bindur ta denoncojë Ilmiun dhe të ëmën pas abuzimit të fundit seksual që është kryer ndaj saj. Burimet pohojnë se mjeko­ligjorët kanë arritur të sigurojnë sekrecione të cilat nuk i përkisnin të miturës dhe se nga analizat kanë rezultuar të ishin të 52­vjeçarit Ilmi Hoxhaj. Ndërkohë, dëshmia e të dëmtuarës, babait të saj dhe dajës janë prova të tjera ndaj dy të arrestuarve. Gjithashtu, gjatë shoqërimit të dy abuzuesve janë siguruar prova të tjera që vërtetojnë se Ilmi Hoxhaj ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën dhe se nëna e saj ka qenë në dijeni të gjithçkaje. Kjo, është vërtetuar me anë të përgjimeve ambientale, ku rezulton se Selvi Yzeiraj i është shprehur të vëllait se nuk mund ta denonconte bashkëjetuesin për këtë abuzim seksual, pasi druhej se mos gjithçka bëhej mediatike. Masa Gjatë caktimit të masës së sigurisë, fillimisht është shoqëruar për në ambientet e Gjykatës së Fierit 40­vjeçarja Selvi Yzeiraj, e cila nuk ka pranuar që të ketë qenë në dijeni të abuzimit seksual që i është bërë vajzës së saj të mitur. Ajo është shprehur se gjithçka është sajuar nga bashkëshorti dhe vëllai i saj, me pretendimin se ata nuk ishin dakord që ajo të jetonte me Ilmiun. Edhe ky i fundit nuk ka pranuar të ketë lidhje me abuzimin. Ai është shprehur para gjykatës së nuk kishte abuzuar asnjëherë me vajzën e mitur dhe se gjithçka kundër tij ishte e sajuar. Por, pasi gjykata ka ballafaquar provat e paraqitura nga prokuroria me pretendimet e dy të arrestuarve, ka vendosur të vlerësojë si të ligjshëm ndalimin e tyre dhe të caktojë masën e sigurisë burg pa afat Të premten e javës së kaluar, e mitura 12­vjeçare E.Y., e shoqëruar nga babai i saj dhe nga daja denoncuan abuzimin seksual që ishte ushtruar për gjashtë vite me radhë. Ajo shpjegoi para hetuesve dhe psikologes se bashkëjetuesi i të ëmës, Ilmi Hoxhaj, kishte kryer prej gjashtë vitesh marrëdhënie seksuale me të. E dëmtuara ka shtuar se për këtë abuzim ka qenë në dijeni edhe e ëma e cila e ka bindur për vite me radhë që të mos i tregonte të atit apo dajës e të mos e denonconte atë që kishte ndodhur. Madje, mësohet se e ëma e ka detyruar vajzën e saj të mitur që të kryejë marrëdhënie seksuale me persona të tjerë kundrejt pagesës. /Gazeta Shqiptare

Tags: ekspertizaFIERperdhunimi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“3 javët më të këqija të jetës sime”, këngëtarja shqiptare hap zemrën: Kam parë tmerr me sy
Breaking News

“3 javët më të këqija të jetës sime”, këngëtarja shqiptare hap zemrën: Kam parë tmerr me sy

19/12/2025
Moderatori heq kravatën LIVE dhe konfirmohet si banori i parë i BBV5!
Breaking News

Moderatori heq kravatën LIVE dhe konfirmohet si banori i parë i BBV5!

19/12/2025
Bebe Rexha hap “aplikimet” për partner dhe kriteret e saj (nuk) na habitën!
Breaking News

Bebe Rexha hap “aplikimet” për partner dhe kriteret e saj (nuk) na habitën!

19/12/2025
Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë!
Breaking News

Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë!

19/12/2025
Zbardhet nata e dytë e Fest 64′ Salsano Rapi një monolog mbi aktualitetin, sistemin e drejtësisë dhe MJEKËSINË!
Breaking News

Zbardhet nata e dytë e Fest 64′ Salsano Rapi një monolog mbi aktualitetin, sistemin e drejtësisë dhe MJEKËSINË!

18/12/2025
U dërgua me urgjencë në spital, ja si është gjendja e Albës
Breaking News

U dërgua me urgjencë në spital, ja si është gjendja e Albës

18/12/2025
Next Post
Këto modele të Victoria Beckham u konsideruan ‘’kockë e lëkurë’’, por shikoni se çfarë kanë bërë ato…

Këto modele të Victoria Beckham u konsideruan ‘’kockë e lëkurë’’, por shikoni se çfarë kanë bërë ato...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera