Agjencia e lajmeve “Reuters”, raporton se policia franceze ka përdorur një eksploziv për të hyrë në një makinë të dyshimtë, e cila ishte e parkuar në afërsi të stadiumit dhe se nuk ka arsye për t’u frikësuar. Ndeshja do të zhvillohet normalisht dhe stadiumi tashmë është mbushur me tifoz të të dyja skuadrave.